LAJMI I FUNDIT:

Fluturakja misterioze është në orbitë për 680 ditë, askush nuk di për misionin që ka (Foto)

Fluturakja misterioze është në orbitë për 680 ditë, askush nuk di për misionin që ka (Foto)
The Air Force's first unmanned re-entry spacecraft, X-37B Orbital Test Vehicle, landed at 1:16 a.m. Dec. 3, 2010, at Vandenberg Air Force Base, Calif. The X-37B conducted on-orbit experiments for more than 220 days during its maiden voyage. (U.S. Air Force photo/Michael Stonecypher) (Photo by DoD/Corbis via Getty Images)

Boeing X37-B është në orbitë prej 680 ditësh, ndërsa askush jashtë qendrës ushtarake të Shteteve të Bashkuara, nuk e di pse ndodhet atje.

Për këtë arsye, janë përhapur thashetheme se mund të jetë duke përcjellë aktivitetin e qendrave hapësinore dhe anijeve kozmike, për t’i bombarduar më pas, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër, është spekuluar se mund të jetë duke i sulmuar satelitët, apo për të mbledhë informacione përmes radiovalëve, teksa iu qëndron pranë.

Para se të niset në misionin sekret

Por, ka pasur edhe ide më të bindshme, se meqë ka masë të madhe është kthyer vet në një satelit dhe qëndron për të kryer këtë funksion.

Madje, është thënë se kur të kthehet në Tokë, punonjësit do ta presin të veshur me uniforma speciale, duke nxitur rrezikun se në bord mund të ketë diçka radioaktive.

Brendësia e fluturakes misterioze

NASA ka thënë se fluturakja qëndron atje për disa çështje testuese, por mbetet sekret veprimtaria konkrete.

Astronomët amator, raportojnë se fluturon sipër Koresë së Veriut, Irakut, Pakistanit dhe Afganistanit, duke nxitur spekulime se mund të jetë në mision spiunazhi.

E tëra që dihet, është se ka një hapje krahësh prej pesë metrash dhe është nisur lartë si raketë, ndërsa do të aterroi si anije kozmike. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Kalo në kategori