Florian Marku ka arritur të shënojë fitore ndaj rumunit Vranceanu Ion.

Luftëtari shqiptar i arti marciale ishte dominues edhe në raundin e parë ku grushtoi shumë mbi rumunin.


Në raundin e dytë ai tregoi që është i pamposhtur në MMA.

43297606 241530856530169 4696705780814970880 n

Ai ka folur pas ndeshjes duke treguar se ëndrra e tij është të arrijë në UFC.

“Qëllimi është që të arrijë në UFC. Shumë persona kanë ëndërruar që të jenë atje, por unë do të jem atje”.

43222144 343246412913427 2118443235218030592 n

"E patë që ai nuk më sulmoi aq. Kam pritur që do ta rrëzoj pas një raundi, por edhe kështu mirë. U tregua i fortë".

“Nuk pranoj humbje në shtëpinë time. Jam stërvitur në Suedi me Ilir Latifin dhe dua ta falënderoj”, deklaroi Marku.

43161236 1153830808105076 3154910098912968704 n

Ndeshja u zhvillua në sallën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, ku ishte e mbushur me tifoz. /Telegrafi/   

telegrafi sport app