Florentino Perez është pyetur për situatën e Kylian Mbppes dhe nëse është i shqetësuar rreth mundësisë së mos transferimit të francezit te Real Madridi.

Lojtari francez tashmë ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germain, me këtë aktuale që skadon në verën e vitit 2024.


Por, Perez ka thënë se situata e Mbappes te klubi parisien nuk e shqetëson.

“A jam i qetë? Unë gjithmonë jam i qetë”, ka thënë presidenti i Los Blancos kur u pyet nga një gazetare në lidhje më situatën e francezit.

Në anën tjetër, PSG i ka bërë me dije Mbappes se ose do të rinovojë kontratën para 1 gushtit ose do të shitet në këtë verë.

Lojtari është i gatshëm të kalojë të gjithë sezonin 2023/24 në bankinë, për ta marrë bonusin 200 milionë euro nga kampioni i Ligue 1, më pas t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë. /Telegrafi/

telegrafi sport app