Flora Gashi vuan nga një sëmundje e rrallë, pret nga shteti t’ia blejë ilaçin
Ka plot ëndrra e dëshira. Asgjë nuk e dallon nga moshataret e saj. Atë shpesh herë mund ta shihni nëpër fotografi me një maskë oksigjeni. Kjo është Flora Gashi, është 20 vjeçe, e një pjesë të jetës e kalon në spital, për shkak të një sëmundje të rralë që quhet fibrozë cistike.
“Kam ardhur të shtunën, javën e kaluar, shkaku se kam vjellur gjak. Mirë kam qenë, isha duke bërë terapitë në shtëpi, ushtrimet dhe përnjëherë nisa me nxjerr shumë gjak. I tregova doktoreshës, më tha të vij në spital patjetër. Erdhëm më dhanë disa terapi, për të ma ndalur gjakun, tani po bëjmë çmos për të arritur deri te ilaçi, përndryshe çdo muaj unë vij në spital. Nuk ka shans të kaloj një muaj në shtëpi”, tha Flora Gashi.
Sëmundja e saj është e rëndë. Nga terapitë thotë se kanë nisur t’i dobësohen eshtrat. Ndërsa ditët jashtë spitalit janë të njëjta.
“Në fillim, kur zgjohem në mëngjes zakonisht i bëj terapitë, pasi t’i kry qëndroj në shtëpi, ndoshta dal pak të shëtis, të humbi kohë, zakonisht dal për ecje në mbrëmje sepse ditën nuk guxoj, për shkak se nxehtë. Më së shumti dita më shkon me terapia. Çdo dy-tre orë unë kam terapi.
Më e vështira është kur ndjehesh shumë e veçantë prej të tjerëve, kam qejf të punoj, të ushtroj, të vrapoj, por këto nuk mund t’i bëj, nuk ka shanse.” – tha Flora Gashi.
Flora ka një kërkesë deri te shteti. Kërkon që Ministria e Shëndetësisë të blejë ilaçin nga jashtë, i cili do t’ia përmirësojë jetën.
“E vetmja gjë që dua është që të vij ilaçi sa më shpejt dhe mos të ndahem nga të tjerët. Ta rregulloj pak jetën time, po mendoj se ndoshta e meritoj.” – u shpreh Flora Gashi.
Nga Ministria e shëndetsisë për TV21 thonë:
“Me kërkesë të Klinikës Pediatrike, më 5 gusht, ministria dha pëlqim për prokurim të medikamentit me emrin gjenerik ivacaftor.
Blerja e medikamentit ivacaftorit, i cili aktualisht nuk është aprovuar për qarkullim në treg të RMV-së, duhet të zbatohet nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve, me pëlqimin e Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë së Veriut.” – Ministria E Shëndetsisë.
Dretori i Fondi për sigurim shëndetësor Orhan Ramadani i tha TV21 se është i njoftuar me rastin e Florës. Ramadani thotë se Fondi shëndetësor po pret që Klinika e Fëmijëve, ku është e shtrirë pacientja, të bëjë analizë mbi efektin e barit dhe pastaj të sjellin vendim për blerjen e të njëjtit./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova