LAJMI I FUNDIT:

Flora Brovina flet për fotografinë që e bëri të heqë dorë nga politika

Flora Brovina flet për fotografinë që e bëri të heqë dorë nga politika

Flora Brovina është një nga figurat me jetëgjatësinë më të madhe në fushën e politikës, ku pjesën më të madhe të jetës e kaloi duke punuar për çështjen e Kosovës.

Ajo rrëfen për emocionet e ditës kur e ka nënshkruar deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

“Në mendjen time fluturonte gjithë sakrifica e grave dhe burrave, e fëmijëve, gjyshërve, baballarëve, të gjithëve. Po të shihen mirë fotografitë ndoshta do të dallohet për herë të parë edhe loti në faqen time. Kisha dy arsye për lotin, kisha arsyen e këtij kujtimi, të atyre që nuk janë, por edhe një emocion tjetër që më mbërtheu, dhe kush jam unë aq e vogël që ta nënshkruaj Pavarësinë e Kosovës, në emër të kujt”, thotë ish-deputetja në emisionin ‘Special One’ në Klan Kosova FM.

Ndër të tjera, Brovina tregon se pse vendosi ta lë politikën pas një kohe të gjatë.

Prokuroria: Fotografia e paraqitur nga Flora Brovina nuk ka të bëjë me dhunën seksuale gjatë luftës
Lexo po ashtu Prokuroria: Fotografia e paraqitur nga Flora Brovina nuk ka të bëjë me dhunën seksuale gjatë luftës

“Ishte shumë gjatë. Besoj që figurat politike na bëhen monotone. Ishte një moment për mua edhe sfidues për shkak të një fotografie që kisha tregu në Parlament, por kisha arritur që në Parlament të votohet rezoluta për gjenocidin. Ky ishte qëllimi im dhe dy mandate kisha luftu që të arrijmë deri te rezoluta për gjenocidin dhe ia arritëm. Unë mendoja se duhet t’i dëshmoj para publikut gjitha gjërat që kanë ndodhur dhe i kisha dëshmitë, historitë e këtyre grave të dhunuara në mesin e tyre edhe këtë fotografi që e kisha mbajt qysh ndoshta 20 vjet. Kisha dëshmi shumë konkrete, i kam edhe më tutje, por mua mu tha se kjo fotografi është një ngjarje në një fshat afër Gjakovës ku ka ndodhur e njëjta gjë”.

“I çuditshëm reagimi i masës, sidomos i shoqërisë civile, grave, në krye me Presidenten si reaguan ndaj kësaj, e dinin se është e vërtetë. Fotografia mund të mos jetë e vërtetë, por këto ngjarje kishin ndodhur në Kosovë. Unë më vonë u binda te prokurorja se nuk ka qenë e vërtetë, sepse ajo më bindi se mund të jetë një kopje që ma ka dërguar dikush. Sot ne s’kemi asnjë akuzë kundër dhunuesve të 20.000 grave si thuhet, unë nuk kam 20.000 histori, por kam 1000 e sa histori të cilat i dëshmoj kur të doni”, shprehet Brovina.

Ajo në fund tha se motoja e jetës së saj është “Mos pyet çka bëri atdheu për mua, por çka bëra unë për atdheun”. /Klankosova.tv/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori