LAJMI I FUNDIT:

Floktarët dhe stilistët pohojnë se këto modele flokësh do të jenë në trend gjatë gjithë vitit 2023

Floktarët dhe stilistët pohojnë se këto modele flokësh do të jenë në trend gjatë gjithë vitit 2023

Ekspertët thonë se versioni më i bukur i bobit do të jetë në fron si kurrë më parë

Në fund të vitit 2022, mund të përfundojmë se disa mënyra të vjetra të stilizimit të flokëve u rikthyen në modë, kështu që modelet e flokëve të popullarizuar ishin prerjet e vrazhda dhe ‘futbolliste’, si dhe pati ndryshime në tendencat e ngjyrosjes.


Janë bartur edhe nuancat natyrale dhe xhufkat të cilat duken natyrale dhe, siç duket, disa nga ata trendë do të vazhdojnë dominimin e tyre edhe në vitin 2023.

Kështu pra tani për tani veçohen tetë mënyra stilizimi të flokëve, të cilat do të jenë hit në vitin 2023, së paku sipas parukierëve të famshëm botërorë.

Cilat janë ato stile dhe modele flokësh, mund të shihni në vazhdim të këtij teksti, transmeton Telegrafi.

Blunt bob

Ndoshta versioni më i bukur i modelit të flokëve bob të përjetshëm ishte në krye të stileve më të kërkuara të prerjes së flokëve gjatë vitit 2022, dhe me siguri do të vazhdojë popullaritetin e tij në vitin 2023. Modeli i flokëve blunt është një model flokësh i preferuar sepse nuk i shkurton flokët shumë i shkurtër, ruan një formë të drejtë dhe kornizon bukur fytyrën, dhe është gjithashtu i mrekullueshëm që i përshtatet çdo lloj flokësh.

Flokët e kafenjtë

Flokët e kafenjtë janë shfaqur si ngjyra më e kërkuar e flokëve në 2022 dhe 2023. Duken të ngrohta dhe me shkëlqim duke reflektuar dritën, e cila i jep një ton të butë të artë. Ngjyra e thellë dhe e ngrohtë e kafesë duket e mrekullueshme dhe është një zgjedhje e shkëlqyeshme për gratë me lëkurë më të errët, si dhe ato me ngjyrë porcelani.

View this post on Instagram

A post shared by Bobby Eliot (@bobbyeliot)

Bixie

Në këtë listë, siç pritej, është një prerje e shkurtër e flokëve, përkatësisht prerja bixie. Ky model i preferuar i flokëve shumë të shkurtër është bërë i preferuari i femrave që duan një prerje drastike dhe një model flokësh të çuditshëm. Ajo thekson në mënyrë perfekte tiparet e fytyrës dhe megjithatë duket femërore.

Flokët biondë

Flokët biondë mbeten në fronin e nuancave më të kërkuara, por gjatë vitit 2023, një ngjyrë do të kërkohet më shumë se të tjerat, e ashtuquajtura “bionde e sipërme”. Duket hollivudiane luksoze, dhe është e domosdoshme që flokët të duken të rregulluar dhe pa tone të verdha.

Futbolliste

Edhe pse mban titullin e urryer, popullariteti i këtij modeli flokësh nuk po pakësohet dhe ndryshimi i vetëm është se tani ka variante shumë më të buta, më delikate që nuk janë aq të prera dhe të shprehura. Kujtojmë, ky model flokësh u rikthye në modë dy vite më parë kur e kishin veshur Rihanna dhe Miley Cyrus.

Çokollatë 

Ashtu si një ujëvarë çokollate, ky lloj floku ju lë gjithmonë pa frymë, ndaj do të jetë i kërkuar gjatë gjithë vitit 2023. Sa më shumë shkëlqim, i pasur, nuanca çokollate dhe valëzime në flokë, kjo ngjyrë flokësh theksohet veçanërisht bukur, dhe është një zgjedhje e preferuar mes zeshkaneve natyrale.

Prerje e vrazhdë

Ky model flokësh romantik do të jetë aktual edhe gjatë periudhës së ardhshme. Kohët e fundit tashmë janë shfaqur versionet e reja të tij dhe popullaritetin e ka sjellë pikërisht fakti që i përshtatet të gjitha teksturave të flokëve, prandaj duket qartë se do të jetë ndër trendet më të njohura edhe në vitin 2023.

E kuqërremta

Në vitin 2022, ngjyra e kuqe e flokëve ishte padyshim e njohur, pavarësisht nëse ishte një nuancë bakri, karote apo kanelle, pothuajse të gjitha tonet e kuqërremta ishin shumë të njohura. Sipas ekspertëve, viti 2023 duhet të shënohet nga e kuqja “gështenjë”, e cila më së shumti duket si një përzierje e gështenjës dhe mahagonit me një nuancë të kuqe të thellë.

/Telegrafi/