LAJMI I FUNDIT:

Flokët “tie-dye” janë bërë virale në TikTok – kjo po ngjall dëshirën e shumë personave për eksperimentim

Flokët “tie-dye” janë bërë virale në TikTok – kjo po ngjall dëshirën e shumë personave për eksperimentim

Keni menduar se keni parë të gjitha trendet – por më pas pamja e flokëve që ngjan në rroba të zbardhura filloi të shfaqej në rrjetet sociale.

Nuk e keni parë akoma? Epo, ajo ka filluar tashmë të shfaqet kudo.


Është një formë unike për të lyer flokët në mënyrë që të duket si rrobat “tie-dye”, me vija dhe forma asimetrike.

View this post on Instagram

A post shared by HOLYHAIR (@giihee)


Nëse mendonit se pamjet eksperimentale kishin përfunduar pasi situata po përmirësohet, atëherë gaboheni – lyerjet argëtuese dhe të gjalla janë pjesë e frymës së jetës pas karantinës.

Në TikTok, #tiedyehair ka 922.1 mijë shikime dhe është e mbushur me njerëz që i japin vetes një pamje të ngjashme, duke treguar se si e vendosin bojën në flokët e tyre në mënyrë të kryqëzuar. Përdorimi i zbardhuesit në këtë mënyrë, veçanërisht në flokë të errët, jep një fund dramatik.

View this post on Instagram

A post shared by HOLYHAIR (@giihee)


Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me nuancat e bardha – ju mund ta arrini këtë pamje me shfaqje argëtuese të ngjyrave që aplikohen me guxim ose ndërthuren butë nën shtresën e sipërme të flokëve në mënyrë që të arrijnë kulmin. /Telegrafi/