Flightradar: Fluturimi i Nancy Pelosit për në Tajvan ishte fluturimi më i ndjekur ndonjëherë
Faqja e famshme e gjurmimit të fluturimeve tha se serveri i saj ishte në një ngarkesë të paparë të martën sepse kaq shumë njerëz po shikonin fluturimin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi për në Tajvan.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Flightradar24 tha në Twitter se kishte “interes të paprecedentë për gjurmim të vazhdueshëm” në SPAR19 – shenja e një aeroplani të Forcave Ajrore të SHBA-së që transportonte Pelosi në rrugën nga Kuala Lumpur, Malajzi, në Taipei City, Tajvan.
“… Disa përdorues aktualisht mund të kenë probleme me aksesin në sajt, ekipet tona po punojnë për të rivendosur funksionalitetin e plotë për të gjithë përdoruesit sa më shpejt të jetë e mundur”
Në kohën e postimit në Twitter, 345,000 njerëz po ndiqnin fluturimin.
Ndërsa më vonë, kur hyri në hapësirën ajrore të Tajvanit, Flightradar24 tha se 632,000 njerëz po e ndiqnin aeroplanin.
With 708,000 people tracking the aircraft upon landing in Taipei, SPAR19 is Flightradar24’s most tracked live flight of all time. https://t.co/RifLnVzeMP pic.twitter.com/m2OBIV9RME
— Flightradar24 (@flightradar24) August 2, 2022
Në kohën e publikimit, ishte e paqartë se sa njerëz po e shikonin aeroplanin ndërsa ai bënte zbritjen e tij përfundimtare.
Flightradar24 më vonë tha në një deklaratë se SPAR19 ishte “fluturimi i drejtpërdrejtë më i ndjekur” në historinë e faqes në kohën kur u ul, duke u shikuar nga mbi 708,000 njerëz.
SPAR19 u largua nga Kuala Lumpur të martën pasdite me orën lokale dhe zbarkoi në kryeqytetin e Tajvanit pak pas orës 22:45 po sipas kohës lokale.
Me ardhjen e saj, Pelosi u bë ligjvënësja më e lartë amerikane që vizitoi Tajvanin në 25 vjet.
Pelosi nuk e konfirmoi vizitën e saj në Tajvan para mbërritjes dhe udhëtimi tërboi Pekinin, duke çuar në vërejtje kërcënuese dhe paralajmërime të përsëritura për SHBA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSmartphone TCL vjen me një ekran shumë tërheqës
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit
Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer
WhatsApp po merr përmirësime të mëdha
Qualcomm dhe prodhuesit e telefonave Android punojnë drejt zhvillimit të veçorisë të "komunikimit të mesazheve me satelitë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit