LAJMI I FUNDIT:

“Fletorja” dixhitale PenBook

“Fletorja” dixhitale PenBook

Kompania Cregle ka prezantuar tabletin PenBook, i cili shërben si një fletore shënimesh.

Ky prototip ka një sistem operimi Windows 7 dhe është e pajisur me një laps dixhital në mënyrë që të shkruash mbi ekran, njësoj si mbi një fletore. Tableti ka një ekran 10.1-inch, procesor 1.6 GHz Intel Atom Z530, dy porta USB-je, WiFi dhe Bluetooth.


Por ky tablet kryen edhe funksione të tjera, siç janë navigimi në internet, të dëgjosh muzikë apo edhe të shohësh ndonjë film në HD. Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me çmimin e këtij prototipi. /Telegrafi/