LAJMI I FUNDIT:

Flet shqiptari pasi vrau gruan në Greqi: Më tha se fëmija i parë nuk është i imi

Flet shqiptari pasi vrau gruan në Greqi: Më tha se fëmija i parë nuk është i imi

Kastriot Cenko, 39-vjeçari që vrau bashkëshorten e tij në Greqi ka dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e arrestit.

Para togave të zeza ai ka dhënë versionin e tij për vrasjen mizore të gruas 32-vjeçare si dhe fshehjen e trupit të saj për ditë të tëra në papafingon e banesës së tyre, në Ampelokipi.

“Do të doja të kthehesha pas në kohë”, tha ai teksa pranonte fajësinë. 39-vjeçari ndonëse tha se i vinte keq për veprimin e tij, në fakt është përpjekur të fajësojë nënën e fëmijëve të tij, duke thënë se ajo po e tradhtonte dhe se pak para se ta vriste, Alba Cenko ka pranuar në një bisedë se kishte një lidhje jashtëmartesore me shokun e tij të fëmijërisë.


Sipas Kastriot Cenkos, bashkëshortja e ndjerë i ka thënë gjithashtu se fëmija i tyre më i madh nuk ishte i tij.

“Rreth orës 01:30 u zgjova dhe konstatova se gruaja ime nuk ishte në shtrat. E kërkova dhe e gjeta në banjë duke folur në në një telefonatë me video. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej, ndërsa në anën tjetër të telefonit dëgjova një zë mashkulli (që në fakt dukej si zëri i shokut tim të fëmijërisë) duke iu përgjigjur pozitivisht fjalëve të saj. I kërkova të vinte në dhomë për të folur. Ajo erdhi dhe në fillim mohoi se po fliste në telefon (duke thënë se po shihte video), por më pas pranoi se po fliste me një burrë, konkretisht shokun tim të fëmijërisë, dhe në të njëjtën kohë më tha se do të merrte fëmijën e madh dhe do të largohej, meqë unë nuk kisha para. Madje më quajti edhe “njeri i vogël” dhe tha se “kam gjithë jetën duke besuar gënjeshtrën e saj”. Duke u përpjekur më kot të ruaj gjakftohtësinë time, e pyeta “pse do ta marrë fëmijën më të madh me vete pasi kemi dy fëmijë”. Më pas ajo m’u përgjigj me ftohtësi absolute, duke më parë në fytyrë se nuk është fëmija im”, ka rrëfyer 39-vjeçari në sallën e gjyqit.

Në vijim ai ka vijuar të pretendojë se e ka kryer krimin nën një gjendje të ngarkuar emocionale dhe nervore.

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori