Të enjten e 26 majit duke filluar nga ora 12:00 do të protestohet para Kuvendit të Kosovës për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti).
Adnan Jashari, organizator i kësaj proteste, në një prononcim për Telegrafin tha se kanë marrë mbështetje të madhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe qytetarët.
Protesta siç tha ai do të jetë e qetë dhe do të marrin pjesë mijëra qytetarë.
“Kemi marrë mbështetje prej qytetarëve dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Numri i protestuesve pritet të jetë i madh pasi qytetarët e kanë humbur durimin duke pasur parasysh vonesat në miratimin e ndryshimit në parim të Ligjit për tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti)”, deklaroi Jashari.
Ai shtoi se ka tre muaj që në rrjetin social Facebook e kanë krijuar grupin “PRO TERHEQJES 30% TË TRUSTIT” dhe deri tani janë anëtarësuar 26 mijë e 500 anëtarë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të dalë në protestë.
Mes tjerash, Jashari tha se kanë zhvilluar takime me deputetë të opozitës, të cilët kanë premtuar se kur projektligji të dërgohet në Kuvend do të votojnë pro, ndërsa sa i përket deputetëve pozitarë, sipas tij, nuk kanë shprehur gatishmëri për të diskutuar për këtë çështje.
Ndryshe, me 5 vota për, 5 kundër dhe një abstenim deputetët e Komisionit për Buxhet dhe Transfere nuk e kanë miratuar këtë të mërkurë ndryshimin në parim të Ligjit për tërheqjen e kursimeve nga Trusti.
Sipas procedurës parlamentare, në Kuvendin e Kosovës, ky Projektligj do të shqyrtohet pa aprovim të këtij Komisioni apo Qeverisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA ateroi “Air Serbia” në Aeroportin e Prishtinës?
Punë në Gjermani? Dy ndryshime me interes hyjnë në fuqi që nga 1 qershori
Kompania lidere në Kosovë shënon 20 vjetorin e themelimit
Telegrafi Jobs lidh punëkërkuesit me punëdhënësit
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve
Hekurudhat e Kosovës me program kontabiliteti të para 23 viteve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United