LAJMI I FUNDIT:

Flet mjeku i klinikës private ku ndërroi jetë pacientja 7-vjeçare: Familja e kërkoi vet anestezionin

Flet mjeku i klinikës private ku ndërroi jetë pacientja 7-vjeçare: Familja e kërkoi vet anestezionin

Një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën sot në një klinikë private, rast i cili nga policia po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se e mitura i ishte nënshtruar një rezonance magnetike mëngjesin e së martës.


Mjeku i klinikës ku është trajtuar 7- vjeçarja, Arben Kutllovci përmes telefonit ka thënë për RTV Dukagjinin se vet familja e tashmë të ndjerës kishin kërkuar që rezonanca magnetike të bëhej me anestezion.

“Zakonisht doza e anestezionit llogaritet në bazë të peshës trupore të pacientit…E keqja është që pacientja ka ndërruar jetë por sa na përket neve, ne jemi krejtësisht të pastër në këtë punë. Janë disa gjëra që garancione 100% nuk të jep askush. Unë këtë paciente e kam trajtuar edhe më herët. Këta edhe më herët kanë ardhur dhe i kanë kryer ekzaminimet. Kësaj radhe kanë kërkuar që të përdoret edhe anestezioni. Anesteziologët kanë ardhur por unë nuk kam qenë fare aty”, deklaroi Arben Kutllovci.

Ministria e Shëndetësisë jep detaje për rastin e 7-vjeçares që vdiq pas rezonancës magnetike që iu bë në një klinikë private në Prishtinë
Lexo po ashtu Ministria e Shëndetësisë jep detaje për rastin e 7-vjeçares që vdiq pas rezonancës magnetike që iu bë në një klinikë private në Prishtinë

Kutllovci thotë se është intervistuar për këtë rast ai dhe anesteziologët.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se rasti është hapur sot dhe se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Policia nis hetimet për vdekjen e një të miture në një klinikë private
Lexo po ashtu Policia nis hetimet për vdekjen e një të miture në një klinikë private

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë është hapur një rast “vdekje e dyshimtë”. Viktimë në këtë rast është një femër (e mitur). Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori