Familja e 26-vjeçarit Bledar Terpollari, që u vra dhe u masakrua në Igumenicë, i bën apel shtetit t’i gjejnë dhe sjellin kokën e djalit të tyre.
Dy ditë më parë, në fshatin e thellë malor Backë, të komunës Potom në Skrapar, iu dha lamtumira të riut të masakruar. Babai i tij, Kujtim Terpollari, u fut në borxhe për të sjellë trupin e të birit. Por ai bën apel për gjetjen e kokës, pasi trupi i djalit nuk mund të prehet pa të.
Ai mohon që i biri të ketë qenë pjesë e ndonjë grupi që merrej me trafikun e drogës dhe këtë, sipas tij, e tregon më së miri gjendja ku jeton sot familja.
“Nëse im bir do të merrej me drogë, ne nuk do të ishim sot në këtë skamje. Jetojmë gjashtë veta, madje me një fëmijë me aftësi të kufizuara, me 8 mijë lekë. Nëse djali do të merrej me drogë, ne do të kishim para të sillnim trupin e tij, dhe jo t’i merrnim ato borxh”, shprehet Kujtim Terpollari.
Z. Kujtim, trupi i djalit tuaj u zbulua me kokë të prerë në Igumenicë të Greqisë pak ditë më parë. A keni ndonjë dyshim se pse mund të ketë ndodhur kjo ngjarje ku autorët nuk janë mjaftuar vetëm me vrasjen e tij?
Nuk ka më keq kur prindi mëson humbjen e fëmijës së tij. Por kjo që më ka ndodhur mua është shumë e rëndë. Përveçse e vranë, me kokën e djalit ç’patën, pse ia prenë? Ata u hakmorën për diçka që unë nuk e di se çfarë, duke i marrë jetën, por veprimin tjetër çfarë i shtyu ta kryenin? Jemi të traumatizuar nga kjo ngjarje, jo vetëm unë si baba i tij, por dhe pjesëtarët e familjes. Unë nuk besoj që djali ynë të këtë kryer ndonjë veprim të këtillë aq sa të ndëshkohej kaq ashpër. Unë e njoh mirë karakterin e djalit, pavarësisht se atë e ka ndjekur nga prapa varfëria e madhe e familjes së tij. Ne jetojmë këtu mes maleve dhe dhimbja është e madhe.
Dyshimet paraprake të policisë flasin për implikim të tij në trafikun e drogës… Kishit vënë re ndonjë ndryshim në veprimet e djalit, ju kishte sjellë së fundmi ndonjë lek në familje?
Ne kishim dy vjet që s’e kishim parë me sy djalin. Por për lekë as që bëhet fjalë fare. Po të ishte pjesëtar i ndonjë bande të trafikut të drogës, ai do të kishte edhe përfitimet e tij. Kësisoj do të na ndihmonte dhe ne si familje që po heqim të zitë e ullirit në mes të varfërisë. A mund të jetojë në skamje familja e një njeriu që trafikon drogë? Ne jetojmë 6 veta me një të ardhur 8 mijë lekë në muaj. Kemi edhe një fëmijë të sëmurë, është me aftësi të kufizuara. Kjo gjendje që po kalojmë ne tregon që djali ynë nuk ka pasur mundësi financiare që të na ndihmonte.
Keni pasur dijeni se çfarë pune bënte djali në Greqi?
Ne gjithmonë e kemi ditur se djali ynë punonte si çoban për të nxjerrë ndonjë lekë që të ndihmonte familjen. Ai punonte në stan bagëtish dhe jo si trafikant droge. Ne jemi zhytur në borxhe për të sjellë trupin e tij dhe për ta varrosur.
Sa para ju deshën për ta sjellë trupin? Nuk ju ndihmoi shteti?
Shteti nuk na ndihmoi për asgjë. Nëpërmjet dajës së djalit arritëm të gjenim borxh 4 milionë lekë të vjetër. Me ato para ne arritëm të sillnim trupin e djalit, në të kundërt s’do të mund ta sillnim dot.
A keni një apel për shtetin?
Apeli që unë si prind kam është të gjejnë dhe të më sjellin kokën e djalit. Djalin e kam varrosur dy ditë më parë, por trupit dihet që i mungon koka. Të gjendet koka dhe ta varros te trupi i tim biri. Me një të ardhur prej 8 mijë lekësh dhe nga këtu mes maleve unë nuk mund t’ia gjej dot kokën djalit tim. I bëj apel qeverisë ta bëjë këtë dhe të më ndihmojnë. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje