LAJMI I FUNDIT:

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Musa Damati, avokati i deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë rasti i 53 milionëshit, ka përfunduar me shqyrtimin e gjykatës të shkallës të parë ndërsa tani ka shkuar në shkallën e dytë.

Ai tha se ky vendim është voluminoz me 167 faqe ku i njëjti sipas tij mban shkelje të mëdha procedurale e gjithashtu mangësi në aspektin juridik.


“Rasti i njohur në publik si rasti i 53 milionëshit ka përfunduar me shqyrtimin në gjykatën e shkallës së parë dhe sot në cilësinë e mbrojtësit të Lekaj na ka arritur vendimi, verdikti në formë të shkruar i përpiluar me shkrim nga ana e gjykatës. Vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës departamenti special është voluminoz gjithsej në 167 faqe dhe i njëjti përmban shkelje të mëdha procedurale, përmban shumë mangësi në aspektin legal juridik dhe po ashtu është një vendim i cili ka injoruar në tërësi deklaratat të cilat janë dhënë nga dëshmitarët gjatë procedurës penale. Deklaratat e ish ministrave, ish kryeministrave pra janë fakte shfajësuese të cilat nuk janë marrë në konsideratë fare me anën e përpilimit të verdiktit të gjykatës së shkallës së parë”, tha Damati.

Sipas avokatit të ish-ministrit Lekaj, ai do ta konfirmojë pafajësinë e tij por pak më të vështir në gjykatën e apelit thotë Damti.

“Si vendim i tillë nga ana e mbrojtjes natyrisht se brenda afatit ligjor do të ankimohet, ankesa do ta apeloj vendimin për në gjykatën e shkallës së dytë, Gjykatën e Apelit dhe ne gjithsesi jemi të bindur se ky vendim nuk do të mbetet si i tillë dhe do të pësoj vendime në fazat e më vonshme të procedurës penale. Pra ai i gjithë pompozitet se është dënuar ish ministri nuk do të konfirmohet dhe nuk do të kaloj në shkallën e dytë, sepse klienti im me faktet shfajësuese dhe provat shfajësuese të cilat i posedon mbrojtja do të arrij që të konfirmoj pafajësinë e tij por vetëm se tani në instancën më të larë në gjykatën e shkallës të dytë”, përfundoi ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë në janar të vitit 2024 e ka shpallur aktgjykimin në rastin e njohur si “53 milionëshi”.

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim efektiv për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori