Kërcënohej nga një 17-vjeçar për publikimin e një video, helmoi veten me fostoksinë 16-vjeçarja. Flasin të afërm e bashkëfshatarë, gjatë funeralit të të miturës.
Është përcjellë mesditën e sotme për në banesën e saj të fundit,16-vjeçarja Adela Çaçi, e cila 2-ditë më parë helmoi veten me fostoksinë, pasi nuk duroi dot shantazhet që prej javësh i vinin me sms në telefonin e saj nga një 17-vjeçar.
Mes dhimbjesh e lotësh, familjarë, miq, të afërm e nxënës shkolle shoqëruan kortezhin funebër për në varrezat e fshatit Duhanas, ku edhe jetonte vajza me familjen e saj. Adela Çaci ishte nxënëse në shkollën e mesme profesionale të qytetit të Beratit,në vitin e parë.
Edhe kërcënuesi i saj,David Kovaçi, tashmë i arrestuar nga policia ishte nxënës në të njëjtën shkollë me vajzën. Për familjarët dhe të afërmit e Adelës lajmi për vetëhelmimin e saj ishte tronditës dhe krejt i papritur pasi askush nuk e kishte kuptuar gjendjen depresive të vajzës dhe askush nuk dinte se ajo kërcënohej nga një djalë. Komshinjtë dhe të afërmit e Adelës pohojnë se familja e saj ishte mjaft punëtore dhe se të dy prindërit punonin çdo ditë në arë për të shkolluar Adelën dhe 2 motrat e saj. Ata shprehen se,16-vjeçarja ishte një vajzë e edukuar dhe e urtë dhe selajmi i kobshëm i ka tronditur pa masë të gjithë ata që e njihnin.
Drejtori i shkollës së mesme profesionale në Berat Ferik Koçi shprehet se nxënësja Adela Çaçi ishte e dalluar, e urtë dhe asnjëherë nuk kishte sjellë shqetësime në klasën e saj dhe në shkollë. Koçi pohon se Adela nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni dhe shqetësimi tek mësuesit dhe psikologët e shkollës.
Në lidhje me kërcënimet që i vinin çdo ditë nga 17-vjeçari David Kovaçi, drejtori i shkollës pohon se ai dhe mësuesit nuk kanë qenë në dijeni dhe sepse vajza nuk ishte në të njëjtën klasë me djalin. Sipas tij njohja mes tyre mendohet të ketë ndodhur gjatë aktiviteteve jashtëshkollore, ku të dy merrnin pjesë.
Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, nëpërmjet një komunikatë për shtyp njoftuan edhe arrestimin e 17-vjeçarit David Kovaçi, banues në lagjen “Kushtrim” në Berat që sipas policisë e kishte përndjekur prej disa ditësh vajzën me mesazhe telefonike kërcënuese. Kovaçi do të përballet tashmë me akuzën e “Përndjekjes” në Gjykatën e të Miturve.
Ky nuk është rasti i parë i vetë-helmimeve në këtë shkollë. Në 27 Tetor 2016,17-vjeçari P.Xhaferraj nga fshati Tomorr helmoi veten me fostoksinë pasi nuk duroi dot talljet e vazhdueshme nga shokët e klasës që i thërrisnin “fshatar”, për shkak të origjinës së tij nga fshati. /TCh/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRegjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur