LAJMI I FUNDIT:

Flasin analistët: A është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe i ngjashëm me një OJQ?

Flasin analistët: A është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe i ngjashëm me një OJQ?

Gjashtë vite kanë kaluar nga nënshkrimi i marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe.

Është rihapur debati nëse Asociacioni i komunave me shumicë serbe i ngjanë një OJQ-je apo ka kompetenca ekzekutive.


Në debatin me këtë temë në RTV “Dukagjini” analisti Imer Mushkolaj thotë se po të ishte gjë e thjeshtë çështja e Asociacionit nuk do të shkonte çështje në Bruksel.

“Po të ishte OJQ Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të kishte pasur nevojë të shkojë në Bruksel, por do të shkonte në Ministrinë e Administratës Publike…Pse për një OJQ Hashim Thaçi e Edita Tahiri të diskutojnë në Bruksel”, deklaroi Mushkolaj në “Debat Plus”.

Ish-anëtari i delegacionit të Kosovës gjatë bisedimeve në Bruksel, Gazmir Raci thotë se Gjykata Kushtetuese e ktheu statutin e Asociacionit në OJQ.

“Kur Serbia e ka parë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese që e kthen te OJQ-ja Asociacionin, ajo është tërheqë dhe nuk ka vullnet ta zbatojë atë Asociacion. Serbia ka bërë lëvizje taktike dhe nuk e ka pranua atë Asociacion… Ai është derivat i Planit të Ahtisaarit dhe për të është diskutuar edhe në Vjenë”, tha Raci.

Publicisti Sadri Ramabaja thotë se gabimi më i madh që është bërë nga klasa politike është se dialogu nga teknik ka kaluar në politikë.

Drejtori i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk ka kompetenca te policia dhe gjyqësia, por sipas tij nga pala serbe është kërkuar shumë.

“Është kërkuar që veriu të ketë një batalion të veçantë të FSK-së”, tha Demhasaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori