LAJMI I FUNDIT:

Flamuri shqiptar me sfond të kuq, ku shqiponja e zezë fluturon mbi gjarprin e gjelbër!?

Flamuri shqiptar me sfond të kuq, ku shqiponja e zezë fluturon mbi gjarprin e gjelbër!?

“Le Rappel” ka botuar të enjten e 25 dhjetorit 1903, në faqen e dytë, një shkrim në lidhje me prodhimin dhe përdorimin asokohe të 1750 flamujve shqiptarë. Shkrimi është si më poshtë:

“Flamuri shqiptar


(Nga korrespondenti ynë i veçantë)

Athinë, 23 dhjetor.

Flamuri shqiptar, që do të valëvitet në kryengritjen e ardhshme të përgjithshme në Shqipëri, është gati.

Është një rikonstitucion i flamurit të shefit të famshëm Skënderbe. Në një sfond të kuq, ai ka imazhin e një shqiponje të zezë që fluturon mbi një gjarpër të gjelbër.

Si simbol i bashkimit të të gjitha fiseve, pa asnjë dallim, është vendosur në bosht një kryq dhe një hënë.

1,750 flamuj janë shpërndarë në mesin e korit të vullnetarëve.

Një komitet ekzekutiv u formua prej pesë anëtarësh me misionin e drejtimit të operacioneve të kryengritësve shqiptarë.” /Darsiani/