Flaka Krelani pasi mori pak ngjyrë në pushimet verore, e cila aktualisht është duke i kaluar në Ulqin, ka ekspozuar trupin në bikini.

Këngëtarja në llogarinë e saj personale në Instagram, ka publikuar një fotografi me bikini duke bërë plazh.


Përderisa vëmendjen e fansave e merr Flaka me trupin e saj të ekspozuar, kësaj të fundit i bie më shumë në sy një çift i cili është duke u përqafuar në foton e saj.

Ndryshe, këngëtarja pas pushimeve do t'iu kthehet koncerteve anembanë Kosovës, ndërsa ka paralajmëruar projekte të reja. /Telegrafi/