LAJMI I FUNDIT:

Fjalimi i Vuçiqit në OKB, analistët: Serbia e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, të merren masa nga ndërkombëtarët

Fjalimi i Vuçiqit në OKB, analistët: Serbia e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, të merren masa nga ndërkombëtarët

Ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një fjalim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, i ka akuzuar vendet e perëndimit se kanë “shkelur brutalisht” Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 12 44, duke e njohur pavarësinë e Kosovës.

I menjëhershëm ishte reagimi i ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila e dënoi fuqishëm fjalimin e presidentit të Serbisë në OKB, i cili ka hedhur një paralele mes pavarësimit të Kosovës dhe zanafillës së agresonit rus në Ukrainë.


Gërvalla tha se me fjalimin e tij në OKB, presidenti i Serbisë shkeli marrëveshjen e arritur në Bruksel, më 18 mars 2023.

Gërvalla dënon fjalimin e Vuçiqit në OKB, kërkon reagim nga SHBA dhe BE: U shkelën zotimet e marra në Bruksel
Lexo po ashtu Gërvalla dënon fjalimin e Vuçiqit në OKB, kërkon reagim nga SHBA dhe BE: U shkelën zotimet e marra në Bruksel
“]

Njëjtë mendojnë dhe analistët vendor, Gazmir Raci e Arton Demhasaj të cilët thanë se në vazhdimësi Serbia i ka shkelur marrëveshjet e Brukselit, duke iu bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të kërkojnë nga partnerët ndërkombëtarët të marrin masa ndaj tyre.

Gazmir Raci për Telegrafin tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po vazhdon të përdorë të njëjtën gjuhë të urrejtjes ndaj shtetit të Kosovës.

Gazmir Raci, analist

“Kjo është Serbia e vërtetë. Në vazhdimësi ajo shkel marrëveshjet e Brukseli dhe jo vetëm ato. Ajo duke qenë se është kandidat për BE para disa jave ka kërcënuar edhe Maqedoninë Veriore dhe Malin e Zi dhe për çudi asnjë reagim nga ndërkombëtarët. Serbia dhe presidenti i saj po vazhdojnë të përdorin të njëjtën gjuhë të urrejtjes ndaj shtetit të Kosovës edhe pse betejën e iniciuar vet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë e humbën”, ka thënë Raci.

Ai po ashtu u shpreh se Serbia ka shkelur zotimet e Brukselit edhe kur hyri brenda territorit të Kosovës dhe i kidnapojë policët e Kosovës, e kur i mbanë e financon strukturat ilegale brenda territorit të Kosovës.

Tutje, analisti politik Raci theksoi se derisa Serbia nuk vendos përfundimisht kah te mbajë anën në arenën ndërkombëtare, me perëndimin apo Kinën dhe Rusinë ajo do jetë faktore destabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Vuçiqi ankohet në OKB: Perëndimi shkeli ligjin ndërkombëtar duke njohur Kosovën
Lexo po ashtu Vuçiqi ankohet në OKB: Perëndimi shkeli ligjin ndërkombëtar duke njohur Kosovën
“]

Edhe Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, potencoi se fjalimi i Vuçiqit në OKB është shkelje e marrëveshjes së Brukselit, e arritur më 27 shkurt të këtij viti (2023).

Ai tha se Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë nga partnerët ndërkombëtarë që të marrin masa ndaj Serbisë.

Arton Demhasaj, organizata “Çohu”

“Sa i përket marrëveshjes së Brukselit, fjalimi i Vuçiqit në OKB është shkelje e marrëveshjes sepse flet për Kosovën, për aq kohë sa në marrëveshje janë dakorduar palët që të mos flasin për njëra tjetrën. Presidenti serb ka bërë shkelje dhe mendoj që qeveria jonë duhet të kërkojë nga partnerët ndërkombëtar që të fillojnë e të marrin masa ndaj Serbisë”, tha Demhasaj, pasi sipas tij ka pas paralajmërime se do të ketë sanksionim ndaj secilës palë që shkel marrëveshjet.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia janë dakorduar më 27 shkurt në Bruksel për marrëveshjen bazë mes tyre, e cila ka ardhur si derivat i planit franko-gjerman për dialogun.

Pastaj më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, palët janë pajtuar sërish për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori