LAJMI I FUNDIT:

Fjalimi i fuqishëm që po bën bujë të madhe në SHBA: Përfaqësojmë katër milionë njerëz, por nuk kemi të drejtë vote

Fjalimi i fuqishëm që po bën bujë të madhe në SHBA: Përfaqësojmë katër milionë njerëz, por nuk kemi të drejtë vote

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan zgjodhi kreun e ri gjatë seancës së djeshme, por më së shumti vëmendje tërhoqi fjalimi i përfaqësueses së Ishujve të Virgjër, Stacey Plaskett.

Gjegjësisht, kur u numëruan votat e përfaqësuesve në dhomën e ulët të Kongresit amerikan, i cili zgjodhi Mike Johnson dhe Hakeem Jeffries, votat e territoreve amerikane (Samoa, Guam, Virgin Islands, Puerto Rico, District of Columbia, Mariana Veriore) nuk u numëruan.

Përfaqësuesja e Ishujve të Virgjër, Stacey Plaskett mori fjalën dhe mbajti një fjalim që u bë virale në mediat sociale.


“Dëshirojë që votat e përfaqësuesve të Samoas, Guam, Porto Rico, District of Columbia, Ishujt Mariana Veriore dhe Ishujt Virgin të mos numërohen. Ne përfaqësojmë katër milionë amerikanë dhe një numër të madh veteranësh. Unë ju pyes pse nuk ishim të përfaqësuar në numërim”, tha Plaskett.

Pas një përgjigjeje që zbriste në “respektimin e rregullave”, ajo vazhdoi prezantimin e saj.

“Ky organ dhe ky komb kanë një problem me territoret dhe kolonitë. Ajo që supozohej të ishte e përkohshme tani është bërë e përhershme. Ne duhet të bëjmë diçka për këtë problem në mënyrë që këta katër milionë amerikanë”, tha ajo para se të fiket mikrofoni, i cili u ndez sërish për një moment kur ajo deklaroi se “Por, unë kam një zë!”

Këtu vlen të theksohet se përfaqësuesit e këtyre territoreve kanë përfaqësues në dhomën e ulët të Kongresit amerikan, por nuk kanë të drejtë vote.

Ata mund të ndërmarrin iniciativa ose të flasin para Dhomës së Përfaqësuesve, por atyre u mohohen të gjitha të drejtat e votës, që përfshijnë zgjedhjen e drejtuesve dhe projektligjet. Gjithashtu, edhe pse janë shtetas amerikanë, qytetarët në këto territore nuk kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet presidenciale.

Ka iniciativa që disa territore, si Distrikti i Kolumbisë, ku ndodhet Uashingtoni, apo Puerto Riko të bëhen shtete federale, por republikanët janë vazhdimisht kundër këtyre ideve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori