LAJMI I FUNDIT:

Fjalimet e Hitlerit u janë lëshuar pasagjerëve në një tren në Austri, arrestohen dy persona

Fjalimet e Hitlerit u janë lëshuar pasagjerëve në një tren në Austri, arrestohen dy persona

Pasagjerëve në një tren në Austri u janë lëshuar pjesë të fjalimit të Adolf Hitlerit në vend të njoftimeve të zakonshme të hekurudhave, ku si pasojë janë arrestuar dy persona, raporton Der Standard.

Frazat nacionalsocialiste si “Heil Hitler” dhe “Sieg Heil” tronditën pasagjerët, konfirmoi të hënën një zëdhënës i operatorit të trenave OeBB, për Der Standard.

Ai tha se nga hetimi është konstatuar se dy të dyshuarit kanë arritur të zhbllokojnë një pjesë të makinës me altoparlant, ku më pas kanë lëshuar fjalimet e Hitlerit nga celulari.


“Gjithçka u luajt me zë të lartë. Ishte shumë e bezdisshme dhe shqetësuese”, tha zëdhënësi, transmeton Telegrafi.

Ndaj dy të dyshuarve, të cilët u identifikuan qartë nga kamerat kur zbritën nga treni në Vjenë, ka nisur hetimi. Nuk dihet se si e kanë marrë çelësin, por përjashtohet që të jenë punonjës të OeBB.

“Është një çelës standard që përdoret në të gjithë Evropën dhe ndoshta ka dhjetëra mijëra të tillë”, tha zëdhënësi.

Ky është incidenti i tretë me një sistem adresash publike në St. Pölten – Vjenë në vetëm pak ditë, por në të kaluarën luheshin këngë për fëmijë.

Në trend Botë

Më shumë
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer

Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer

Evropa
Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan thotë se Turqia mund t'i

Erdogan thotë se Turqia mund t'i "shtypë të gjithë terroristët në Siri"

Botë
Sulm raketor rus në Ukrainë, goditen objektet kritike të infrastrukturës në Lviv

Sulm raketor rus në Ukrainë, goditen objektet kritike të infrastrukturës në Lviv

Evropa
Kalo në kategori