LAJMI I FUNDIT:

Fjalët që i shkroi Avni Dehari për djalin e tij Astritin në muralin e realizuar për të

Fjalët që i shkroi Avni Dehari për djalin e tij Astritin në muralin e realizuar për të

Mbrëmë në Prishtinë në një aksion simbolik është përkujtuar Astrit Dehari i cili vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Aksioni është mbajtur në Rrugën ‘Rexhep Luci’ (afër Kino ABC) në Prishtinë, ku tashmë edhe është realizuar një mural përkujtimi të Astrit Deharit, shkruan Telegrafi.


Në Prishtinë ndizen qirinj në përkujtim të Astrit Deharit, më 5 nëntor marsh me kërkesë për hetimin e vdekjes së tij
Lexo po ashtu Në Prishtinë ndizen qirinj në përkujtim të Astrit Deharit, më 5 nëntor marsh me kërkesë për hetimin e vdekjes së tij

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm familja Dehari, Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, avokati Tomë Gashi, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të skenës politike dhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule, në shenjë përkujtimi për Astritin.

E babi i Astritit, Avni Dehari shkroi disa fjalë për të birin afër muralit që është realizuar ditë më parë.

“Astrit, shëmbëlltyra jote për drejtësi gjithmonë do të jetë e gjallë dhe ngadhënjimtare! Avni, Xhemile dhe Arta Dehari si dhe Albana”, shkroi Avni Dehari.

Kujtojmë se ditë më parë raporti i bërë nga instituti zviceran përjashtoi mundësinë e vetëvrasjes së Astrit Deharit.

Avokati Tomë Gashi deklaroi se ky raporton e vërteton se Astriti është vrarë.

Më 5 nëntor, ditë e martë në orën 12:00 në sheshin ‘Skënderbeu’ do të mbahet një marsh për të kërkuar drejtësi për Aastrit Deharin me disa kërkesa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori