Fizikanët në Britani krijojnë 'violinën më të vogël në botë' që nuk mund të shihet pa mikroskop

Një ekip fizikanësh nga Universiteti i Loughborough-it në Britani ka krijuar atë që e quajnë “violina më e vogël në botë”.
Instrumenti prej platini është vetëm 35 mikronë i gjatë dhe 13 mikronë i gjerë, më i vogël se diametri i një fije floku njerëzor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Violina nuk mund të shihet pa mikroskop dhe është ndërtuar për të demonstruar aftësitë e sistemit të ri të nanolitografisë, që lejon krijimin e objekteve në shkallë nano.
“Edhe pse duket si një projekt argëtues, na ka ndihmuar të hedhim themelet për kërkime të rëndësishme shkencore”, ka thënë profesorja Kelly Morrison nga Universiteti i Loughborough-it. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































