LAJMI I FUNDIT:

Fituesi me mjekër i Eurovisionit: Asnjëherë nuk kam dashur të jem femër, nuk më duhet më personaliteti i Conchitas

Fituesi me mjekër i Eurovisionit: Asnjëherë nuk kam dashur të jem femër, nuk më duhet më personaliteti i Conchitas

Austriaku Tom Neuwirth, i cili e fitoi Eurovisionin në vitin 2014, si një femër me mjekër me emrin Conchita Wurst me këngën “Rise Like a Phoenix”, u ka thënë mediave gjermane se mendon që i ka ardhur fundi Conchitas.

Ai ka thënë se dëshiron ndryshime në karrierë dhe se është në kërkim të diçkaje të re, për këtë arsye konsideron se është koha që “ta vrasë” personalitetin e tij të dytë.

Conchita si fituese e Eurovisionit

“Me femrën me mjekër nga Eurosongu fitova gjithçka. Nuk kam më nevojë për të”, ka deklaruar  Neuwirth për gazetën gjermane Welt am Sonntag.


Conchita ka thënë më tej se së shpejti do të mbushë 30 vjet dhe është koha që t’ia vë vetes disa pyetje të caktuar, ndërsa mes tyre është fakti se asnjëherë nuk ka dashur të bëhet femër.

“Kur më afrohen meshkujt si Conchita, aspak nuk më tërheqin. Atëherë ndihem krejtësisht aseksual/e”, ka thënë këngëtari.

Conchita Wurst është një këngëtar/e austriak/e që u bë e njohur botërisht pikërisht pas triumfit në ‘Eurovision Song Contest 2014’.

Neuwirth shfrytëzon përemra mashkullorë për ta përshkruar veten, ndërsa kur flet si Conchita shfrytëzon përemra femërorë. Kështu që i konsideron dy personalitete të ndara.

Sidoqoftë, në bazë të deklaratave të tij të fundit, duket se ka vendosur që të mbetet vetëm mashkull. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Kalo në kategori