LAJMI I FUNDIT:

Fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, kundërshtar i sulmeve të NATO-s dhe përkrahës i Millosheviqit – vijnë reagimet e para

Fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, kundërshtar i sulmeve të NATO-s dhe përkrahës i Millosheviqit – vijnë reagimet e para

Shkrimtari austriak Peter Handke (1942), këtë vit fitues i çmimit Nobel në letërsi është bërë një nga shkrimtarët e njohur evropianë.

Megjithatë, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ai njihet edhe për vizitat e shpeshta në Serbi, duke qenë duke qenë edhe një kundërshtar i ashpër i bombardimeve të NATO-s, si dhe një mbështetës i ishte kriminelit Slobodan Millosheviq.

Sipas mediumit serb Blic.rs, Handke, i cili mori katër vjet më parë edhe një çmim nderi nga Serbia, e kundërshtoi botën perëndimore në vitet 1990 kur ai shkruajti esenë “Drejtësi për Serbinë”.


Sidoqoftë, më shumë se kaq, publiku, i huaj dhe vendas, ishte i tronditur nga mendimi i tij për Millosheviçin, i cili sipas tij “nuk ishte aspak nacionalist”, dhe se dëshiroi të ruante Jugosllavinë.

Olga Tokarczuk dhe Peter Handke fitues të Çmimit Nobel për Letërsi
Lexo po ashtu Olga Tokarczuk dhe Peter Handke fitues të Çmimit Nobel për Letërsi

Madje “respekt” është fjala që ai përdori për të përshkruar atë që ndjeu për Millosheviqin. Ai gjithashtu tha që Millosheviqi nuk ishte “diktator dhe një kasap i Ballkanit”.

Miqësia me Millosheviçin duket se është forcuar me kohën kur shkoi në Hagë dhe Handke shkoi ta vizitojë.

Ai madje shkoi në Serbi për varrosjen e Slobodan Miloseviqit, duke deklaruar se prania e tij në varrosje ishte një “çështje tërësisht private”.

Lidhur me këtë kanë ardhur edhe reagimet e para.

Ka qenë ambasadorja Vlora Çitaku, e cila veprimin e ka konsideruar skandaloz.

Përmes një statusi në llogarinë e saj personale në Facebook, ajo ka shkruar: “Skandaloze! Komiteti Nobel vendosi që të shpërblejë Peter Handken – një njeri që lavdëroi Milosheviqin apo “Kasapin e Ballkanit” dhe mbështeti regjimin e tij gjenocidal – me çmimin për letërsi… Ky është një vendim absurd dhe i turpshëm”.

Ndryshe, Handke, bashkë me autoren polake Olga Tokarczuk janë fitues të Çmimit Nobel për Letërsi.

Çmimi Nobel për Letërsi sivjet u nda për dy vite, pasi vitin e kaluar është anuluar për shkak të një skandali seksual.

Handke, 76-vjeç, siç është thënë është shpërblyer “për punën me ndikim në eksplorimin e specifikës së përvojës njerëzore”.

Nobeli i vitit të kaluar u ndalua, për herë të parë që nga viti 1949, pasi Akademia Suedeze, institucion që zgjedh fituesit, u godit nga një skandal seksual i pahijshëm, pasi bashkëshorti i një anëtareje ishte dënuar për përdhunim.

Shkrimtari britanik Kazuo Ishiguro ishte fituesi i fundit, në vitin 2017.

Këtë javë, u ndanë edhe çmimet për mjekësi, fizikë dhe kimi, ndërsa të premten do të ndahet Nobeli për Paqe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori