LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e Melonit në Itali, çfarë ndryshon për shqiptarët dhe marrjen e nënshtetësisë?

Fitorja e Melonit në Itali, çfarë ndryshon për shqiptarët dhe marrjen e nënshtetësisë?

Fitorja e Georgia Melonit në zgjedhjet e parakohshme në Itali dhe çfarë mund të ndryshojë kjo gjë për emigrantët shqiptarë që jetojnë në këtë vend ishte një ndër tematikat e diskutuara në emisionin Debat në A2 CNN.

Sipas gazetarit Gjergji Kajana, një problematikë me marrjen e pushtetit prej të parës grua në Itali mund të jetë çështja e akordimit të nënshtetësisë për të miturit.


Ai shton se partia e Melonit është një ndër ato që mbështet dhënien e shtetësisë për të miturit që jetojnë pas 10 vitesh.

“Kam dëgjuar që shumë shqiptarë kanë votuar për Melonini. Ata mund të kenë dëgjuar që ajo do të jetë fituese për ta dhe kanë votuar për të.

Duhet të presim që marrëveshja e pensioneve, që është në fazën e ratifikimi, të shpresojmë që ajo të mbyllet dhe nuk do të ketë probleme me të, burimet për të janë dhe ajo i takon dhe italianëve që janë në Shqipëri.

Një pikë tjetër ku nuk jam optimist është akordimi i nënshtetësisë italiane të miturve që kanë ardhur në Itali dhe jetojnë.

Partia e Melonit do ta bëjë që këta të mitur ta marrin nënshtetësinë pas 10 vitesh”, u shpreh Kajana.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori