Feronikeli e ka kaluar pengesën e parë në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Lincoln Red Imps.

Nikili fitoi në stadiumin “Fadil Vokrri” me golin e vetëm të shënuar nga Mendurim Hoti qysh në minutën e tretë ndaj skuadrës nga Gjibraltari.


Kundërshtari i radhës në raundin tjetër të garës më të madhe për klube në Evropë do të jetë Santa Calomoa nga Andorra, që dje fitoi nga Tre Penne i San Marinos (1-0).

Fitorja e Feronikelit është lajm i mrekullueshëm edhe për Superligën e Kosovës, pasi e na ngritur për një vend në renditjen tabelare të UEFA-s.

Në këtë renditje të shtëpisë së futbollit evropian, liga jonë ishte në vendin e 52-të, e që dje ka kaluar në të 51-in.

Por, nëse Nikli dhe Prishtina i kalojnë disa kundërshtar në këtë vit, atëherë renditje tabelare do të ndryshonte dhe do të mund të ngjiteshim deri në pozitën e 45-të. /Telegrafi/

telegrafi sport app