LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e 23-të e Besës, triumfon në udhëtim te Kastrioti

Fitorja e 23-të e Besës, triumfon në udhëtim te Kastrioti
(Foto: kosovahandball.info)

Besa Famgas e ka shënuar edhe fitoren e 23-të rresht në këtë edicion të Kampionatit të Kosovës në hendboll.

Në kuadër të xhiros së 23-të të Superligës A, Besa Famgas fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit me rezultatin 33-26.

Ndeshja u zhvillua të mërkurën mbrëma. Besa udhëheq në tabelë me 46 pikë. Kastrioti është i pesti me 21 pikë.


Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa vendasit ishin më shumë në epërsi. Por në minutat e fundit pejanët shfaqën më shumë dhe shkuan në pushim me rezultatin 16-13. Në pjesën e dytë Besa nuk lejoi vendasit që të afrohen, ndërsa krijoi epërsi deri në dhjetë gola.

Deniz Terziqi, Denis Shabanoviq dhe Nikola Prce shënuan nga gjashtë gola për Besën. Jeton Bislimi dhe Samid Mekiq shënuan po ashtu nga gjashtë gola për Kastriotin. Pesë i shënoi Guilherme Da Silva.