Xhamajkani Roje Stona ka festuar në mënyrë të bujshme në hedhjen e diskut në Lojërat Olimpike në Paris dhe ajo që është kurioze është se 25-vjeçarja nuk dëshiron të merret fare me këtë sport.

Përkatësisht, Stona ëndërron për një karrierë në futbollin amerikan, edhe pse pa sukses kreu prova për ekipet e NFL, Green Bay Packers dhe New Orleans Saints.


Pikërisht për këtë, kur ecte në fushë, ai simulonte hedhjen e topit me duar në stilin e qendërmbrojtësve të NFL-së.

Derisa të fitojë një shans në NFL, ai e kalon kohën duke hedhur diskun. Ai deri në finalet e Paris 2024  ishte një konkurrent mesatar në gjuajtjen e diskut, por u bë kampion olimpik dhe rekordmen olimpik.

Favoriti i madh për medaljen dje ishte lituani Mykolas Alekna, i cili në serinë e dytë arriti një distancë prej 69.97 metrash, duke thyer kështu rekordin olimpik të vendosur nga babai i tij Virgilijus Alekna (69.89 metra), 20 vite më parë në Athinë.

Megjithatë, në serinë e katërt, Ston hodhi diskut saktësisht 70 metra dhe tejkaloi rekordin e Mykolas dhe iu dha titulli kampion olimpik.

Australiani Denny Matthew (69.31 metra) fitoi medaljen e bronztë./Telegrafi/ 

telegrafi sport app