LAJMI I FUNDIT:

Fito me bonus kartelë në Petrol Company

Fito me bonus kartelë në Petrol Company

Petrol Company, sjellë projektin më të ri të bonus kartelave. Kampanja do të fillojë nga sot, ku çdo klient mbi moshën 18 vjeçare ka të drejtë të pajiset me një bonus kartelë.

Çka është bonus kartela?

Bonus kartela është pronë e Petrol Company dhe për çdo furnizim me derivate në të gjitha pikat e Petrol Company, shërbime në market dhe restaurant, tregoni kartelën tuaj tek punëtorët e kompanisë, ku pas skenimit të saj, ju regjistrohen pikët në llogarinë tuaj. Për çdo blerje në vlerë 1 euro ju fitoni 1 pikë në bonus kartelë, ku ajo pikë ka vlerën 1 cent.

Si të pajiseni me bonus kartelë?

Të pajiseni me bonus kartelë, gëzon të drejtën çdo qytetar i Republikës se Kosovës, mbi moshën +18 dhe anëtarësimi mund të bëhet në të gjitha pikat e shitjes së

Petrol Company, duke plotësuar formularin e aplikimit apo edhe në mënyre virtuale përmes website www.petrolcompany.biz.Të dhënat me të cilat aplikoni për regjistrim duhet të jenë të sakta, me qëllim të komunikimit dhe informimit korrekt.

Si t’i shfrytëzojmë pikët në bonus kartelë?

Shfrytëzimi i pikëve mund të bëhet në çdo pikë të Petrol Company, ku p.sh keni grumbulluar pikë në vlerë 3 euro, atëherë kur të bëni pagesën për shërbimin e marrë, automatikisht ju zbriten në faturë 3 euro apo mund t’i shfrytëzoni pikët për çdo shërbim në pikat e Petrol Company.

Pronari i kompanisë z.Shkelzen Jusaj, deklaron se gjithë investimet në këtë projekt, janë si shenjë falenderimi për klientët tanë, që gjithmonë besuan në cilësinë dhe kualitetin e produkteve tona. Gjatë gjithë kampanjës do të ketë shpërblime dhe dhurata të ndryshme, për të cilat klientët do të jenë gjithmonë të informuar, ka thënë ai.

Për më shumë informata, telefononi në numrat: 080080088 apo 038601057

Artikull i sponzorizuar