LAJMI I FUNDIT:

Fitch Ratings: Pandemia COVID-19 shkaktoni falimentimin e disa kompanive në sektorin e energjisë

Fitch Ratings: Pandemia COVID-19 shkaktoni falimentimin e disa kompanive në sektorin e energjisë

Kompania për vlerësim Fitch Ratings thotë se pandemia COVID-19 ka çuar në një numër të madh falimentimesh në sektorin e energjisë.

Kërkesa e dobët e naftës dhe gazit natyror në periudhën e hershme të pandemisë çoi në uljen e çmimeve, duke shkaktuar ngritjen e kërkesave të falimentimit.


“Disa parashtrues kërkesash ishin duke luftuar për shumë vite që nga rëniet e mëparshme të çmimit në tregun e naftës. Mungesat e vazhdueshme e parave të gatshme u rritën nga shkurtimet historike të lidhura me pandeminë COVID-19 për benzinë dhe karburantet e aeroplanëve dhe rënia e çmimeve të tregut. Të tjerët nuk ishin në gjendje të rifinanconin ose të shlyenin afatet në pritje”, tha drejtori i Fitch, Judah Gross.

Sipas shifrave zyrtare, menjëherë pas masave të karantinës botërore, çmimet standarde të naftës Brent ranë nën 16 dollarë për fuçi më 22 prill 2020.

Ndërsa vaksinimi dhe normalizimi i shpejtë në mbarë botën rriti kërkesën botërore të naftës, çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit mbi 77 dollarë për fuçi më 5 korrik të këtij viti. /Telegrafi/