Fisnik Asllani shkëlqen te Hoffenheimi – gol dhe asistim në Kupën e Gjermanisë

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, po vazhdon të tregojë formë të lartë me Hoffenheimin.
Në ndeshjen e raundit të parë të Kupës së Gjermanisë, ai ishte protagonist kryesor në fitoren bindëse 4-0 ndaj Hansa Rostockut.
Skuadra e Bundesligës dominoi takimin në udhëtim, ndërsa Asllani la gjurmën e tij që në pjesën e parë.
https://streamin.one/v/846273e3
Në minutën e 37-të, ai dhuroi asistimin perfekt për Wouter Burger, i cili e hapi serinë e golave.
Kontributi i tij nuk u ndal me kaq. Në minutën e 83-të, qendërsulmuesi 23-vjeçar u gjend në vendin e duhur dhe shënoi për 3-0, duke vulosur një paraqitje të shkëlqyer.
https://streamin.one/v/1d485efb
Ai u zëvendësua në minutën e 87-të dhe u vlerësua si një nga më të mirët në fushë.
Rezultatin përfundimtar 4-0 e kompletoi Leon Avdullahu, duke siguruar kualifikimin e Hoffenheimit në raundin tjetër të Kupës.
Pas këtij suksesi, Hoffenheimi e kthen fokusin te Bundesliga, ku javën e ardhshme e pret një sfidë e fortë në udhëtim ndaj kampionit aktual, Bayer Leverkusen. /Telegrafi/








































