Fisi Mosuo numëron rreth 40 mijë anëtarë, kurse për shekuj jetojnë në brigjet e liqenit Lugu, pranë kufirit Sichuan dhe provincës Yunnan, zonë kjo e mbuluar nga kodrat dhe shtëpitë e drurit që i kanë ndërtuar anëtarët e këtij fisi.

Jeta në 2.700 metra lartësi mbidetare, që qytetin më të afërt e ka hiq më pak se 6 orë udhëtim me veturë, kanë bërë që mënyra unike e jetesës të ruhet dhe të mos aplikohet në asnjë vend tjetër të botës, transmeton Telegrafi.


fisi 2

Një nga fenomenet më të çuditshme kulturore në këtë vend janë të ashtuquajturat "martesat duke ecur". Në këto lloje të "martesave" meshkujt i vizitojnë gratë në shtëpitë e tyre, por vetëm kur ato i ftojnë. Ata natën e kalojnë në "dhomën speciale të mbushur me lule", kurse ditën e shfrytëzojnë që të kthehen në shtëpitë e tyre.

Çiftet nuk jetojnë së bashku, kurse fëmijët rriten ekskluzivisht në shtëpinë e nuses ku vëllezërit dhe prindërit e saj ndihmojnë shumë, dhe luajnë rolin e babait të foshnjës.

fisi 3

Megjithatë, meshkujt luajnë rol të rëndësishëm në fisin Mosuo. Tradicionalisht kanë qëndruar larg familjeve duke u munduar të punojnë dhe fitojnë bukën e gojës. Gjithashtu kanë qenë të angazhuar në ndërtimin e shtëpive.

Por gjëja tjetër e çuditshme që edhe sot aplikohet, është se nuk janë financiarisht përgjegjës për fëmijët e tyre biologjik. Megjithatë në fisin Mosuo meshkujt vazhdojnë të kenë fuqi politike, por gratë janë të zonjat e shtëpisë dhe ato që marrin vendimet për burimet familjare.

Pasuria dhe pronat transferohen nga nëna tek vajza, duke u dhënë kështu autoritet dhe liri të madhe grave në fisin Mosuo. /Telegrafi/