Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) organizon për herë të gjashtë konkursin kombëtar për “Biznes Plane – Të gjelbërta dhe Inovative”.
Ky projekt synon të identifikojë ndërmarrës të rinj në Kosovë të cilëve i ofron përkrahje, trajnime, mentorim, dhe mbështetje financiare fillestare përmes granteve nga donatorë dhe filantrop për idetë e tyre të biznesit. Idetë fituese mund të përfitojnë grante në vlerë prej 5,000 euro në nivel vendi dhe 10,000 dollarë në nivel rajonal.
Objektivi kryesor i këtij projekti është identifikimi dhe mbështetja e biznes planeve që kanë potencial të lartë për sukses, ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në zhvillimet sociale, mjedisore dhe ekonomike të një komuniteti të veçantë, apo një grupi më të gjerë komuniteti, me synimin final të realizimit të një zhvillimi të qëndrueshëm të biznesit në vend.
Një ndër sfidat më të mëdha për ekonomitë e sotme mbetet gjetja e formave të reja dhe inovative të organizimit dhe angazhimit të komuniteteve lokale me qëllim sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm, reduktimin e impaktit negativ në mjedis duke realizuar për rrjedhojë një shpërndarje më të drejtë të përfitimeve.
Në këtë kuadër gjykohet se, idetë dhe ekonomia e gjelbërt luajnë një rol pozitiv në motivimin, identifikimin dhe mobilizimin e burimeve me qëllim adresimin në mënyrë strategjike të çështjeve, që kanë të bëjnë me përtëritjen e mënyrave tradicionale të prodhimit dhe zhvillimit të tregjeve lokale.
Afati për aplikim është deri me 10 qershor ndërkaq qe aplikimi mund te behet online ne : www.fiqgrante.com.
Komisioni Përzgjedhës do të përzgjedhë tre idetë më të mira të cilat do të konkurrojnë në forumin “Zhvillimi i Filantropisë në Ballkanin Perëndimor 2017”, konkurs rajonal i organizuar nga Fondacioni i Vëllezërve Rockefeller në korrik 2017. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Në mesin e 25 shteteve konkurruese “Zgatar Electronics” fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën