Fiorentina 3-3 Inter: Notat e lojtarëve, Nainggolan në nivel
Interi nuk arriti më shumë se një barazim 3-3 ndaj Fiorentinas pas dy fitoreve në Serie A.
Golat për zikaltrit i shënuan Matias Vecino (6'), Matteo Politano (40') dhe Ivan Perisic (52').
Ndërsa për Violan golat i shënuan Stefan de Vrij (1', autogol), Luis Muriel (74') dhe Jordan Veretout (90+11').

Më i miri për Fiorentinas ishte Veretout, por paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe Federico Chiesa, Vincent Laurini dhe Muriel.
Te Interi më të mirët ishin dyshja Radja Nainggolan-Politano, por me notë të lartë u vlerësuan edhe Vecino, Perisic dhe Milan Skriniar.
Ai që dëshpëroi me paraqitjen e tij ishte Dalbert, por edhe Marcelo Brozovic. Më poshtë keni notat e lojtarëve:
Fiorentina:
Inter:
Në xhiron e radhës skuadra nga Milano udhëton te Cagliari, ndërsa Fiorentina do të jetë mysafire e Atalantas. /Telegrafi/































