LAJMI I FUNDIT:

Finlanda kërkon regjim më të rreptë të vizave për rusët

Finlanda kërkon regjim më të rreptë të vizave për rusët

Qeveria finlandeze dëshiron të forcojë rregullat e vizave për qytetarët rusë, tha Ministri i Jashtëm, Pekka Haavisto.

Është planifikuar një ndryshim në lëshimin e vizave turistike për qytetarët rusë, pohoi ai.

Ministria e Punëve të Jashtme finlandeze po përgatit masa që do të diskutohen në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në fund të muajit, tha shefi i diplomacisë finlandeze për radion e përmendur, raporton euronews.

Nuk mjafton që Finlanda të marrë një vendim të tillë vetë, por duhet të ketë të njëjtat udhëzime në të gjithë zonën Shengen, vuri në dukje Haavisto.

Parlamentarët në të gjithë spektrin politik e mbështetën masën, vëren Yle, duke shtuar se është produkt i agresionit rus kundër Ukrainës që filloi në shkurt.

Finlanda ndan një kufi me Rusinë që është 1,340 kilometra i gjatë, më i gjati nga të gjitha vendet e BE-së.

Ndryshe, deri më tani turistët rusë mund të hynin në zonën Shengen me autobus ose veturë përtej kufirit finlandez. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori