Finalja e madhe e Euro 2020, Itali – Angli

Euro 2020 tashmë ka dy finalistët e saj. Italia dhe Anglia do të luajnë për titullin e më të mirit të dielën më 11 korrik.
Skuadra e Mancini kaloi pasi mposhti Spanjën me penallti, ku ishte më efektive në gjuajtjen e tyre, duke humbur vetëm një goditje dhe duke përfituar nga dy gabimet të La Rojas.
Koha e rregullt dhe vazhdimet ishin mbyllur 1-1 me golat e Federico Chiesas dhe Alvaro Moratas.
Ndërsa ekipi i Gareth Southgate kapërceu Danimarkën në kohën shtesë me një penallti mjaft të ‘diskutueshme’ nga shumë njohës të futbollit.
Edhe në ndeshjen Angli – Danimarkë koha e rregullt u mbyll 1-1, ndërsa goli i Harry Kane pas huqjes së penalltisë nga topi i kthyer vendosi ndeshjen .
Anglia do të luajë në Wembley për titullin e tyre të parë në Kampionatin Evropian, ndërsa Italia e ka fituar një herë këtë trofe. /Telegrafi/


















































