Kosova pret të marrë mbështetjen e dy të tretave të vendeve që po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, që të behet shtet anëtar i kësaj organizate të policisë ndërkombëtare.
Aktualisht, INTERPOL-i numëron 192 shtete. Në rendin e ditës është pranimi edhe i Kosovës, Kiribatit dhe Ishujve Vanuatu. Pranimi i tyre do ta shtonte numrin në 195 vende anëtare.
Procedura e votimit në Asamblenë e Përgjithshme që po mbahet në Dubai, pritet të zhvillohet nesër (e martë, 20 nëntor).
Plator Avdiu njohës i çështjeve të sigurisë, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se Kosova i ka përmbushur kushtet në aspektin teknik për të qenë pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë.
“Për t’u pranuar në INTERPOL duhet vota e dy e tretave të përfaqësueseve të shteteve që janë të pranishme gjatë votimit. Pra, jo dy e treta e gjithë anëtareve të INTERPOL-it. Pra, tani nuk mund ta dimë se sa vota i duhen Kosovës derisa nuk e dimë se sa shtete do të marrin pjesë në votim. Po shpresoj se Kosova këtë herë është shumë më e përgatitur, në kuptimin e saj që ka pasur një koordinim shumë më të mirë nga institucionet qeveritare”, tha Avdiu.
Ai thotë se me anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, ajo do të këtë qasje në data bazën e të dhënave dhe në ketë mënyrë Kosova do të hyjë në bashkëpunim me të gjitha policitë e shteteve të INTERPOL-it.
“Kosova ka dëshmuar se mund t’i luftojë disa prej krimeve trans-kufitare sepse ka qenë pjesë e disa aksioneve evropiane policore. Është dëshmuar se është e aftë për këtë dhe me hyrjen në INTERPOL, Kosova behët pjesë e bashkëpunimit policor ndërkombëtar dhe sigurisht që do të jetë Kosova më e sigurt bashkë me rajonin e Ballkanit Perëndimorm në një bashkëpunim të ri pas anëtarësimit të në INTERPOL”, tha Avdiu.
Jetlir Zyberaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se pritjet janë që të konfirmohet pranimi i Kosovës në INTERPOL, si anëtare me të drejta të plota.
“Republika e Kosovës i plotëson të gjitha kushtet për të qenë bashkë partnere e vendeve të botës në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizimit”, tha Zyberaj.
Ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, tha se institucionet e Kosovës janë duke punuar dhe duke bërë të gjitha përpjekjet për anëtarësimin e vendit në INTERPOL.
Ai tha po ashtu se Kosova i ka kryer të gjitha përgatitjet e duhura, dhe se sipas tij, mekanizmat dhe institucionet e policisë janë në gjendje të marrin obligimet që dalin nga anëtarësimi.
Zeka konsideron se anëtarësimi në INTERPOL do të jetë një ndihmë jo vetëm për Kosovën, por edhe për gjithë rajonin dhe Evropën.
“Ne besojmë fuqishëm, besojmë se punimet që është duke i mbajtur Asambleja e Përgjithshme dhe prezenca e shteteve aty, ka një refleksion, që megjithatë, besojmë që do të jemi pjesë e INTERPOL-it. Përfitimet e Kosovës në INTERPOL, respektivisht rreth sigurisë, me një fjalë janë të shumanshme, janë shumëdimensionale”.
“Pikë së pari, po marrë disa shembuj, nëse marrim aspektin e kriminalitetit ose terrorizmit, është një komunikim ndërkombëtar dhe mundësia, pastaj, është më e lehtë e kyçjes së Kosovës. Është pjesë e sigurisë globale, nuk është siç kemi qenë deri më tani, që përmes mekanizmave tjerë, ne kemi asistuar në INTERPOL”, tha Zeka.
INTERPOL-i është organizata më e madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor. Në bazë të përshkrimit të detyrave, qëllimi i INTERPOL-it është të ofrojë mbështetje sa më të madhe për institucionet policore të vendeve që janë anëtare në pajtim me ligjet e vendeve përkatëse dhe Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut. Ky mekanizëm ka për synim zhvillimin e institucioneve për të parandaluar dhe luftuar në mënyrë efikase veprat penale të shkaktuara nga shkelësit e ligjit.
INTERPOL-i ka katër prioritete strategjike që rrjedhin si rezultat i sfidave të bashkëpunimit ndërkombëtar policor. Ato përfshijnë: sigurimin e një sistemi të informacionit global policor; mbështetjen e vazhdueshme për institucionet policore të vendeve anëtare në zbatimin e ligjit; ndërtimin e kapaciteteve përmes mbështetjes dhe trajnimeve të ndryshme në fushën e zbatimit të ligjit si dhe mbështetjen në identifikimin e krimeve dhe kriminelëve përmes informacioneve të bazës së të dhënave të INTERPOL-it.
INTERPOL-i ka si qëllim luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, trafikimit me qenie njerëzore e terrorizmit, por që nuk kufizohet vetëm në luftimin e këtyre fenomeneve.
Anëtarësimi në INTERPOL nuk ka si kusht paraprak të qenurit anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuar. Kjo mundësi, po shfrytëzohet tani edhe nga Kosova për anëtarësim.
Përndryshe, Kosova fillimisht ka aplikuar për t’u anëtarësuar në INTERPOL më 2010 dhe ka përsëritur kërkesën pesë vjet më vonë. Më 2017, Kosova pati hequr dorë nga kërkesa për pranim në këtë organizatë, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme./rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
10 vjet nga Ligji për sigurime shëndetësore, 11 vjet nga Ligji për shëndetësinë – PRAK liston pikat e rëndësishme për sistemin shëndetësor, por që nuk janë bërë
Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre