LAJMI I FUNDIT:

Filmohet shoferi i Ferrari SF90 Spider duke vozitur rrugëve të Britanisë me 292 kilometra në orë, reagojnë ashpër qytetarët

Filmohet shoferi i Ferrari SF90 Spider duke vozitur rrugëve të Britanisë me 292 kilometra në orë, reagojnë ashpër qytetarët

Një shofer filmoi veten duke ngarë veturën e tij sportive Ferrari nëpër autostradat e Britanisë, dhe lëvizur me shpejtësi prej 292 kilometra në orë.

Videoja besohet të jetë filmuar në rrugët e Derbyshire, ku shihet se shoferit i tregon GPS-i se shpejtësia e lejuar në atë rrugë është 120 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Aty shihet qartë instrument tabela që tregon matësin e shpejtësisë dhe që figuronte numri 292.

Bëhet fjalë për Ferrari SF90 Spider që kushton mbi 500 mijë euro, dhe që i nevojiten vetëm 2.5 sekonda që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë.

Videoja është filmuar nga pasagjerët që ishin brenda kësaj veture sportive italiane, ku në një moment lëvizë me shpejtësi prej 292 kilometra në orë.

Ata që patën rastin ta shohin videon në Twitter, mbetën të habitur, ku shumica u pajtuan që ishte çmenduri, duke alarmuar policinë britanike që nuk i duhet shumë kohë që ta identifikojnë këtë veturë.

Megjithatë, deri më tani nuk është prononcuar policia britanike lidhur me këtë video si dhe asgjë nuk dihet për fatin e shoferit. /Telegrafi/