LAJMI I FUNDIT:

Filmohet polici kinez duke ndihmuar të moshuarin të kalojë rrugën, e bartë në shpinë – pamjet po bëjnë xhiron e botës (Video)

Filmohet polici kinez duke ndihmuar të moshuarin të kalojë rrugën, e bartë në shpinë – pamjet po bëjnë xhiron e botës (Video)

Një polic i trafikut i ka bërë për vete miliona njerëz nga e mbarë bota me veprimin që e ka bërë dje, dhe që është filmuar nga një kalimtar rasti.

Ai është parë duke bartur në shpinë një burrë të moshuar që mezi rrinte në këmbë, e lëre të kalojë rrugën në trafikun e dendur në jugperëndim të Kinës.


Pamjet amatore të publikuara më poshtë shfaqin burrin e moshuar, i cili me ndihmën e patericave mundohet të qëndroj në këmbë dhe të kalojë rrugën derisa drita e gjelbër e semaforit ishte e ndezur.

Ndërkaq polici Qin Weijie që ishte në vendin e punës, iu ofrua për ta ndihmuar që ta kalojë rrugën, dhe pasi e kuptoi se nuk po mund të lëviz  fare, e vuri mbi shpinë dhe kaluan së bashku në anën tjetër të rrugës.

Ky gjest i tij ka bërë që miliona njerëz nga e mbarë bota ta duartrokasin policin që nuk hezitoi ta ndihmojë të moshuarin. Ata madje mendojnë se shembulli i tij duhet të ndiqet nga të tjerët.

“Polic si ky i nevojiten më shumë botës, që e bëjnë punën me dashuri të madhe”, ishte një prej komenteve lidhur me veprimin e policit. /Telegrafi/