LAJMI I FUNDIT:

Filmohet duke rrahur brutalisht me grushta e shqelma nxënësen, mësuesja amerikane arrestohet nga policia

Filmohet duke rrahur brutalisht me grushta e shqelma nxënësen, mësuesja amerikane arrestohet nga policia

Një mësuese e cila dyshohet se ka goditur vazhdimisht me grushta në fytyrë një nxënëse, të cilin më pas e përplas me kokë për dysheme dhe e shkel, është arrestuar nga policia amerikane.

Videoja amatore e publikuar në internet shfaq Tiffani Shadel Lankford, 32-vjeçe, duke sulmuar nxënësen 15-vjeçe të shkollës Lehman në Kyle të Teksasit, transmeton Telegrafi.


Mësuesja e arrestuar po zëvendësonte një kolege të saj dhe shihet duke goditur vazhdimisht vajzën në fytyrë, e sikur kjo të mos i mjaftonte e tërheq zvarrë duke e rrëzuar në tokë dhe më pas e shkel.

Lankford akuzohet për sulm fizik ndaj nxënëses. Ajo gjithashtu është përjashtuar nga shkolla nga menaxhmenti që mori vendim në mënyrë unanime. /Telegrafi/