LAJMI I FUNDIT:

Filmat që të alivanosin!

Filmat që të alivanosin!

Programi “Çmenduria e Mesnatës” i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, është një nga më të çuditshmit që haset në botë.

Kritiku i filmit i BBC-së, Christian Blauvelt, në një shkrim të tij thotë: “Papritmas u dëgjuan të bërtiturat, sepse njëri u alivanos”.


Alivanosja ndodhi kur u shfaq filmi i vitit 2017, “Revenge” – një triler brutal feminist me regji të Coralie Fargeatit.

Një vit më parë, për filmin horror me kanibalë – “Raw” me regji të Julia Ducournau – është dashur të vije ndihma e shpejtë.

Ngjarjet e tilla nuk janë tipike për festivalet e filmave. “Por, “Çmenduria e Mesnatës” ku përfshihet filmi “Halloween” me aktoren Jamie Lee Curtis dhe filmi “The Predator” me regji të Shane Blackut, është një nga programet më të famshme të festivalit të Torontos.

Për të parë videon, klikoni: Këtu! /Telegrafi/