Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të ujit të pijshëm në rrugën “Dëshmorët e Pashtrikut” dhe “Kullat Binjake”


Drejtori i shërbimeve publike Përparim Krasniqi ka njoftuar se ekipet e KRU "Gjakova" kanë nisur sot punimet për zëvendësimin e gypit të ujit të pijshëm në rrugën “Dëshmorët e Pashtrikut” dhe në rrugën “Kullat Binjake”.
Sipas njoftimit, paralelisht po vazhdon edhe rehabilitimi i gropave në disa rrugë të qytetit, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe shërbimeve për qytetarët.
Autoritetet komunale kanë kërkuar nga qytetarët që, nëse kanë mundësi, të shmangin qarkullimin në segmentin rrugor Rahovec, Drenoc, Senoc, Pastasel, Polluzhë.
Kjo për shkak të punimeve për vendosjen e kanalit në rrugën “Tafil Zyberaj”, të cilat po zhvillohen me intensitet për të krijuar kushtet që nesër të nisë riasfaltimi i kësaj rruge.
Krasniqi ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve. /Telegrafi/






































