LAJMI I FUNDIT:

Filluan punimet në rekonstruktimin e rrugës Bishtazhin-Damjan

Filluan punimet në rekonstruktimin e rrugës Bishtazhin-Damjan

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të shtunën mori pjesë në inaugurimin e e fillimit të punimeve për rikonstruktimin e rrugës Bishtazhin – Damjan.

Ky segment ka gjatësi 12.6 kilometra, kurse vlera e saj është rreth 1.6 milionë euro.


Banorëve të kësaj zone, Ministri Lekaj u kumtoi lajmin se nga qershori do të vazhdohet edhe segmenti nga Damjani deri në Gjonaj duke krijuar lidhje infrastrukturore me standarde të larta për 17 fshatra dhe dy regjione.

Ai shtoi se është ndjenjë e jashtëzakonshme kur gjendesh afër qytetarëve duke i realizuar kërkesat e tyre në të gjitha regjionet e Kosovës pa dallim, sepse të gjithë janë të barabartë për Qeverinë Haradinaj.

Kryetari i Gjakovës falënderoi ministrin Lekaj për këtë rrugë dhe shumë projekte tjra që po realizohen në Gjakovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori