LAJMI I FUNDIT:

Fillon zbatimi i ligjit për ndërtesat në bashkëpronësi

Fillon zbatimi i ligjit për ndërtesat në bashkëpronësi

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, dhe rektori i Kolegjit UBT, dorëzuan sot certifikatat për 15 administratorët parë për administrimin e ndërtesave në bashkëpronësi.

Me këtë rast, ka filluar dhe zyrtarisht zbatimi i Ligjit Nr.04/L-164 për Ndërtesat e Banimit në Bashkëpronësi.


MMPH, me anë të thirrjes publike, ka autorizuar UBT-në, si institucion i lartë arsimor, për të trajnuar dhe certifikuar të interesuarit për të ushtruar rolin e administratorit.

“Me miratimin e Ligjit për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi, nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është hapur një etapë e re për menaxhimin e fondit banesor, me ç’rast janë definuar të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e pronarëve në ndërtesat në bashkëpronësi ku përveç tjerash janë krijuar para kushtet mbi menaxhimin e qëndrueshëm dhe efikas të Objekteve Banesore të cilat janë në pronësi të përbashkët. Në kuadër të këtij ligji Ministria ka hartuar dhe aprovuar të gjitha udhëzimet administrative për funksionalizimin e këtij ligji”, ka thënë ministri Agani, gjatë një punëtorie që është mbajtur në Kampusin e UBT-së në Lipjan.

“Politikat e Banimit janë ndër faktorët esenciale për zhvillimin social, ekonomik të vendit, andaj Ministria në zhvillimin e politikave për banim të qëndrueshëm, përmes Kornizës ligjore ka krijuar mekanizma të cilët do të ofrojnë zgjidhjen e kushteve adekuate dhe ngritjen e cilësisë së banimit për të gjithë qytetarët”, shtoi Agani.

Sipas tij, në periudhën e mëhershme zhvillimi, ndërtimi, financimi, pronësia, dhe shfrytëzimi i objekteve banesore, gjegjësisht i fondit banesor, kanë qenë kontribut i përbashkët i ndërmarrjeve shoqërore dhe të punësuarve në këto ndërmarrje. Pronarë të objekteve të banimit, gjegjësisht të banesave, kanë qenë vetë ndërmarrjet apo institucionet tjera shoqërore -shtetërore.

Tani me ligjin e ri, pronarët të ndërtesave në bashkëpronësi iu jepet përgjegjësi që të vendosin mbi menaxhimin e pronësisë së tyre të përbashkët duke krijuar Bashkësinë e pronarëve, dhe me anë të kontratës lidhin marrëveshje me administratorët e certifikuar për të administruar ndërtesat në bashkëpronësi.

Ai pret që administratorët të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në ndërtesat në bashkëpronësi.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka treguar se trajnimi për kandidatët ka në nëntor të vitit 2015 dhe se pjesëmarrës kanë qenë 15 kandidatë. “Kriter ka qenë 70 %, prezenca në trajnim që të këtë mundësi të hyjnë në provim”, tha Hajrizi. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar