LAJMI I FUNDIT:

Fillon trajtimi i të infektuarve me plazmën e atyre që e kanë kaluar coronavirusin në Kosovë

Fillon trajtimi i të infektuarve me plazmën e atyre që e kanë kaluar coronavirusin në Kosovë
Foto: Arkiv

Në Klinikën Infektive në Prishtinë tashmë pacientët po trajtohen edhe me plazmë koncalecente, plazmën e pacientëve të cilët e kanë kaluar coronavirusin.

Janë pesë pacientë të shtrirë në Infektivës e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të cilët po trajtohen me këtë plazmë dhe e cila sipas mjekëve po jep rezultate të mira.

Kadri Manaj nga Istogu ka dy javë që ka rezultuar pozitiv në CCOVID-19.


Ai fillimisht është trajtuar në spitalin rajonal të Pejës por me t’iu keqësuar gjendja shëndetësore është transferuar në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Infektologu Salih Ahmeti bashkë me ekipen e tij ka vendosur që pos terapive të tjera ta trajtoj atë edhe me plazmën e gjakut të pacientëve që tashmë e kanë kaluar Covid 19.

Ndërsa gjendja e tij është përmirësuar dukshëm.

“Unë sa kam mujt me vërejtë ka ndiku mirë”, ka thënë ai për TV Klan.

Njëjtë është vepruar edhe me Florian Shkolollin, mjek specialist në QKUK.

“Jemi ndër pacinetët e parë që kemi marrë plazmë kovalescente, jemi shumë me fat”, u shpreh ai

Infektologu Salih Ahmeti ka bërë të ditur se aktualisht janë 5 pacientë që janë duke i trajtuar me këtë metodë.

“E kemi dhanë te të sëmurët rëndë dhe efektshëria e tyre është e mirë, kemi pasur rezultate të mira te pacientët që e kemi aplikuar”, tha Ahmeti.

Në fillim të muajit shkurt autoritetet shëndetësore kanë miratuar një udhëzues përmes së cilit lejohet trajtimi me plazmën kovalescente si terapi mbështetëse për pacientët me coronavirus.

Në trend Lajme

Më shumë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme
Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Lajme
Kalo në kategori