LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiqin

Konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiqin

(E plotësuar) Gjykata e Apelit në Hagë ka shpallur sot vendimin përfundimtar kundër Ratko Mlladiqit.

Dhe siç raporton klix.ba, ai u dënua me burgim të përjetshëm, përcjell Telegrafi.

Po sipas mediumit në fjalë, ky kriminel lufte, i cili ishte komandant i përgjithshëm i Ushtrisë së Republika Srpska, u shpall fajtor sot në vendimin përfundimtar, pas të cilit nuk ka asnjë apelim, në 10 nga 11 pikat e aktakuzës.


Fillon seanca, Mlladiq pas pak do të dëgjojë vendimin përfundimtar në çështjen e gjenocidit në Bosnjë

Gjykatësit e apelit po përgatiten të japin një vendim kundër ish-udhëheqësit ushtarak serb Ratko Mlladiq, duke i dhënë fund gjyqit të fundit të gjenocidit boshnjak përpara gjykatës së OKB-së për ish Jugosllavinë.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, Mlladiq, 78, udhëhoqi forcat Serbe të Bosnjës gjatë Luftës së Bosnjës 1992-95.

I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ai u dënua në vitin 2017 me akuzat e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës duke përfshirë terrorizimin e popullatës civile të kryeqytetit të Bosnjës, Sarajevë, gjatë një rrethimi 43-mujor dhe vrasjen e më shumë se 8,000 burrave myslimanë në Srebrenicë, Bosnjë, në vitin 1995.

Kjo ishte masakra më e rëndë në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore dhe mbetet episodi i vetëm i gjenocidit në kontinent i njohur nga dy gjykata ndërkombëtare.

Nuk e priti vendimin përfundimtar për "Kasapin e Bosnjës": Ndërron jetë gruaja që humbi burrin dhe djalin në Masakrën e Srebrenicës
Lexo po ashtu Nuk e priti vendimin përfundimtar për "Kasapin e Bosnjës": Ndërron jetë gruaja që humbi burrin dhe djalin në Masakrën e Srebrenicës

Gjykimi i së martës një panel me pesë gjyqtarë po drejtohet nga Gjyqtarja Kryesuese, Prisca Matimba Nyambe.

Ndërkohë, nënat dhe gratë e veja të disa viktimave të vrara kur trupat serbe të Bosnjës pushtuan Srebrenicën ishin jashtë gjykatës në Holandë, ku kanë bërë thirrje për drejtësi.

Avokatët e Mlladiqit apeluan dënimin e tij dhe argumentuan se ish gjenerali nuk mund të konsiderohej përgjegjës për krimet e mundshme të kryera nga vartësit e tij. Ata kërkuan një pafajësi ose një rigjykim.

Ndërsa prokurorët duan që dënimi i Mlladiq të përkrahet, së bashku me dënimin e tij të përjetshëm.

Mlladiq u akuzua për herë të parë në korrik të vitit 1995.

Pas përfundimit të luftës në Bosnjë, ai u fsheh dhe më në fund u arrestua në vitin 2011 dhe iu dorëzua Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë nga qeveria e atëhershme pro-perëndimore e Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Evropa
FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit

FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit

Evropa
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

Evropa
SHBA paralajmëron Turqinë për liderët e Hamasit

SHBA paralajmëron Turqinë për liderët e Hamasit

Botë
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
Kalo në kategori