LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë përgatitjet për rrënimin e murit në veri (Foto/Video)

Fillojnë përgatitjet për rrënimin e murit në veri (Foto/Video)

Pas arritjes së marrëveshjes për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës – nga autoritetet e Kosovës dhe përfaqësuesve serbë të veriut të vendit – kanë filluar përgatitjet në këtë drejtim.


Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiqi, ka thënë për telegrafin se sot duhet të kryhen disa punë formale, ndaj nuk do të fillojë sot rrënimi i murit.

“Muri rrënohet nesër”, ka thënë Rakiq.

Në këto çaste, rreth murit të pa rrënuar ka forca të Karabinierisë italiane.

Kuvendarët e veriut votuan pro marrëveshjes, kështu do të duket ura dhe zona e këmbësorëve (Foto)
Lexo po ashtu Kuvendarët e veriut votuan pro marrëveshjes, kështu do të duket ura dhe zona e këmbësorëve (Foto)

Në veri janë parë edhe policë civilë që po e përcjellin gjendjen, por gjithashtu janë parë edhe pjesëtarë të UNMIK-ut. /Telegrafi/