LAJMI I FUNDIT:

Fillon rindërtimi i shkollës fillore në Brodec të Tetovës

Fillon rindërtimi i shkollës fillore në Brodec të Tetovës

Komuna e Tetovës ashtu si çdo vit, edhe kësaj radhe ka filluar me dinamikën e punëve në infrastrukturën shkollore. E para e kësaj Komune Teuta Arifi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook ka shkruar se një nga prioritetet e mandatit edhe infrastruktura shkollore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Një nga prioritetet e mandatit tonë qeverisës ishte sigurisht edhe infrastruktura shkollore. Pas përmirësimit të cilësisë arsimore, ndryshimit të politikave regjistruese sipas meritokracisë, forcimit të shkollave profesionale, dhe investimin profesional në kuadrin e mësimdhënsve investojmë edhe në infrastrukturën shkollore. Gjatë këtij mandati pothuajse kemi investuar në çdo objekt shkollorë, duke transformuar dukshëm kushtet për nxënësit tanë.

Do të vazhdojmë në kontinuitet të investojmë në çdo shkollë’, shkruan Arifi. /Telegrafi/