Fillon regjistrimi në shkollat e mesme në Maqedoni, paraqitja sipas rendit alfabetik të mbiemrit
Prej sot e deri më 18 qershor do të zbatohet aplikimi i parë nga afati i qershorit për regjistrim në vitin shkollor 2020/2021, sipas kritereve të përcaktuara në Konkursin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për regjistrimin e nxënësve të vitit të parë në shkollat e mesme publike për mësim në shkollë të mesme gjimnaziste, profesionale, art dhe për arsim të mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.
Regjistrimi do të organizohet dhe do bëhet në përputhje me udhëzimet nga Protokolli i miratuar nga Qeveria me rekomandimin e Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive, i cili u përcillet të gjitha shkollave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas protokollit, dokumentet dorëzohen sipas rendit alfabetik të mbiemrit, ndërsa oraret e shkollave duhej të publikoheshin brenda ditës së premte, më së voni. Bartja e maskës mbrojtëse, distancë prej dy metrash dhe dezinfektimi është i detyrueshëm. Shkollat janë të obliguara të sigurojnë radhë dhe numër të kufizuar të nxënësve që hyjnë në shkollë në të njëjtën kohë për të paraqitur dokumente. Nuk lejohet shoqërimi nga ana e prindit/kujdestarit, përveç me ndonjë arsyetim.
Regjistrimi do të jetë sot, nesër dhe të enjten (16, 17 dhe 18 qershor) nga ora 07:00 deri në ora 19:00, si dhe më 19 qershor nga 07:00 deri në ora 13:00. Shkollat, në të cilat numri i nxënësve të regjistruar në vitet e fundit është më i vogël se numri i parashikuar në konkurs, mund të organizojnë regjistrimin e nxënësve vetëm sot dhe nesër. Renditjet me nxënës të regjistruar do të publikohen më 19 qershor pas orës 15:00.
Edhe në shkollat e mesme për art, regjistrimi i nxënësve është sot dhe nesër, ndërsa më 18 dhe 19 qershor do të organizohet provim kualifikimi në përputhje me protokollet e miratuara./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin